Intervista për Gazetën Fjala.al

  • Me zhvillimet e fundit, në mbledhjen e KED-së,ku 3 gjyqtarë kandidatë për plotësimin e valanicave në Gjykatën Kushtetuese dhanë dorëheqjen, ndërsa 6 të tjerë u s’kualifikuan, pasi nuk plotësonin kriteret, a do  mundet që KED-ja e 2020 të ngrejë Gjykatën Kushtetuese??

Përgjigje: Gjykata Kushtetuese është një nga institucionet kryesore të drejtësisë në një vend demokratik, Gjykata Kushtetuese ka si funksion primar parimin e sigurisë juridike, mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut përputhshmërinë e ligjeve që miratohen nga Kuvendi, kontrollon edhe marrëveshjet e Qeverisë, veprimtarinë e Presidentit të Republikës, nëse veprimet aktet e ndërmarra prej tyre janë në përputhje me Kushtetutën e Republikës, Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, pra kjo gjykatë është  garanti i zbatimit të ligjit dhe lirive të drejtave të njeriut.  Shqipëria ka plotë 3 vjet pa Gjykatë Kushtetuese, në fakt në një vend  ku duhet të prevaloj shteti i së drejtës Gjykata Kushtetuese është një nga shtyllat kryesore për funksionimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Situatën që po kalon Shqipëria është e paprecedentë? eliminimi i gjykatës kushtetuese është e padëgjuar në analet e drejtësisë botërore përfshi edhe vendet diktatoriale. E ashtuquajtura reforma në drejtësi që në fakt është kthyer në një makth për qytetarët shqiptarë, të cilët janë thellësisht të zhgënjyer. Pasi ka plotë 3 tre vjet që ka nisur, vetingun ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe në mënyrë të pakuptimtë vlerësimi apo vetingu filloj pikërisht nga  Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, ku disa u s’kualifikuan dhe disa dhanë dorëheqjen duke lënë këto gjykata pa asnjë anëtar, dhe vendin pa gjykata supreme dhe në këtë mënyrë i hoqën të drejtën qytetarëve dhe institucioneve mundësinë e ankimit dhe gjetjen e drejtësisë. Ky ishte një veprim nuk ishte një rastësi por i mirë menduar nga politika e ditës për ta lënë vendin pa gjykatat supreme, është në favorin e saj, që vendi të jetë pa këto gjykata pasi në këtë mënyrë politika i krijon vetes hapësira për abuzim me pushtetin duke miratuar ligje në kundërshtim me grupet e interesit apo dhe në kundërshtim me parimet bazë të lirive dhe të drejtave të njeriut, dhe në këtë mënyrë mundësia për kundërshtim në GJ. Kushtetuese ishte zero. Mbledhja e fundit e KED natyrshëm do të s’kualifikonte 6 pretendentë për këtë gjykatë, sepse  për tu zgjedhur  anëtar i Gj. Kushtetuese ligji ka përcaktuar disa kritere të cilat janë taksative ku kandidati duhet të plotësoj: Të ketë arsim të lartë juridik, të paktën 15 vjet përvojë pune si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, profesorë ose lektorë të së drejtës, nëpunës të nivelit të lartë në administratën publike, me një veprimtari të spikatur në fushën e së drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në sfera të tjera të së drejtës. Gjyqtari nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në një parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit. Kritere të tjera, si dhe procedura për emërimin dhe zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese rregullohen me ligj. Pra kandidatët e s kualifikuar nuk kanë plotësuar kriteret e mësipërme dhe natyrshëm janë skualifikuar nga KED.  Përsa i përket 3 tre kandidatëve që u tërhoqën nga kandidati për Gj. Kushtetuese, kjo është një çështje që duhet parë edhe nga këndvështrimi politik për faktin se, politika ka treguar në të shkuarën se kërkon të infiltroj njerëzit e saj në drejtësi, ky nuk është një fenomen vetëm shqiptarë por edhe nje  nga format është edhe kandidimi si individë të pavarur por që në fakt bëjnë lojën e politikës dhe duke u tërhequr gjoja nga gara nuk bëjnë gjë veçse zgjasin krizën për ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese. Pra e thënë më drejtpërdrejte politika vazhdon lojën e saj për mos ndërtimin e Gj. Kushtetuese, për arsye të cilat i përmendëm më sipër…

  • Në këndvështrimin tuaj kjo situatë ka ardhur si pasojë e konflikteve politike apo paqartësive juridike??

Përgjigje: Me ndryshimet e fundit që ju bënë ligjit më të rëndësishëm kushtetutës në vitin 2016, ku u votua reforma në drejtësi, e cila parashikon ndarjen përfundimtare të politikës nga kapja e drejtësisë, nga ku politika nuk mund ta marrë më peng drejtësinë duke emëruar aty njerëzit besnik të saj, krijojë një farë konflikti ndërmjet  maxhiorancës opozitës dhe Presidentit të Republikës. Të gjithë jemi prezentë të luftës së ashpër që nisi maxhoranca dhe Presidenti, për emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese që në fakt u shua pas ndërhyrjes së Komisionit të Venecias, ku me anë të një rezolute bëri që maxhioranca të tërhiqej nga veprimet e saj sepse binin ndesh me parimet bazë të ligjit pra Kushtetutës. Kushtetuta e Shqipërisë e ka qartësisht të parashikuar mënyrën dhe zgjedhjen e anëtarëve të Gj Kushtetuese e cila thotë: Në përbërjen e saj Gjykata Kushtetuese ka 9 anëtar, tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Dhe Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese qëndrojnë në detyrë për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi. Nëse sot Shqipëria gjendet pa gjykatë kushtetuese, faji është patjetër i politikës, jemi të gjithë dëshmitarë të konfliktit qeveri, parlament President për përzgjedhjen e gjyqtarëve të kësaj gjykate. Nëse ligji e ka qartësisht të përcaktuar mënyrën e caktimit të gjyqtarëve atëherë përse të tre institucionet nuk kanë dhënë emrat e tyre sipas radhës? Sepse të tre këto institucione duan të kapin diçka nga kjo gjykatë dhe po përdorin lloj lloj makinacionesh ligjore për të vendosur aty sa më shumë njerëz të tyre, që nënkupton duan të kenë kontrollin mbi këtë gjykatë. Nëse politika do të kishte vullnetin dhe s’do kishte kurrfarë interesi personal  për këtë gjykatë atëherë të jeni të bindur që vendi nuk do ishte sot pa Gjykatë Kushtetuese.

  • Me numrin e gjyqtarëve që ka aktualisht Gjykata Kushtetuese, cilat janë çështjet që kjo gjykatë mund të gjykojë?

Përgjigje: Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka 4 anëtar dhe në këtë mënyrë e ka të pamundur që këta të mblidhen dhe të shqyrtojnë çështje pasi ligji për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Kushtetuta e Shqipërisë e ka përcaktuar se: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese merren me shumicën e votave të të gjithë gjyqtarëve të saj. Seanca gjyqësore është e vlefshme kur marrin pjesë të paktën 6 anëtarë dhe vendimi është i vlefshëm kur për të votojnë “pro” 5 anëtarë.  Abstenimi nuk lejohet. Pesha e votës është e barabartë. Kryetari është në pozicionin primus inter pares (i pari mes të barabartëve).Vendimi marrë  nënshkruhet nga të gjithë gjyqtarët e pranishëm në shqyrtimin e çështjes. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese arsyetohen me shkrim dhe hyjnë në fuqi ditën e botimit të tyre në Fletoren Zyrtare, përveç rasteve kur ajo vendos ndryshe.

  • Në këndvështrimin tuaj çfarë zgjidhjeje mund të ketë për numrin e madh të çështjeve të mbartura?

Përgjigje: Duke qenë se vendi ka plotë 3 tre vjet pa Gjykatë Kushtetuese, si rrjedhojë pranë kësaj gjykate janë akumuluar shumë dosje që nënkupton shumë ankesa por më të bujshmet janë ato të paraqitura si nga Presidenti Republikës nga partitë e opozitës ku kanë kërkuar kësaj gjykate të shprehet për ligjshmërinë e votimeve të 30 qershorit. Natyrisht pranë kësaj gjykate janë ankimuar  nga grupimet e interes edhe shumë ligje të miratuara nga Kuvendi Shqipërisë në këto 3 tre vite, që natyrshëm duhet kalojnë filtrin e kësaj gjykate për përputhshmërinë e tyre me Kushtetutën. Gjendja është shqetësuese jo vetëm për faktin që gjykata nuk ka nisur funksionimin por sepse,  numri çështjeve të akumuluara kërkon një kohë të caktuar për shqyrtim.

  • Kur mendoni se Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale?
    Përgjigje: Siç kemi theksuar më sipër, Gjykata Kushtetuese, ka në përbërjen e saj 9 anëtar, aktualisht gjykata ka vetëm 4 anëtar, që në fakt për përzgjedhjen e tyre publiku ka pritur plotë 3 vjet, çka nënkupton se për të përfunduar përzgjedhjen e të gjithë anëtarëve të Gj. Kushtetuese, duhet patjetër të presim paraverën e vitit 2021, gjithmonë nëse politika do të ketë vullnetin e mirë dhe bashkëpunim ndërmjet saj për ti dhënë vendit Gjykatë Kushtetuese.
    Duke qenë se, në vitin e ardhshëm janë zgjedhjet Parlamentare dhe natyrshëm palët do kenë kontestime të cilat duhet të gjejnë zgjidhje nga Gjykata Kushtetuese, gjasat janë që deri nga vera e vitit 2021 të mos kemi Gjykatë Kushtetuese