ÇFARË ËSHTË NDËRMJETËSIMI .
ÇFARË ËSHTË NDËRMJETËSIMI KUPTIMI DHE MOSMARRËVESHJET QE ZGJIDHEN ME NDËRMJETËSIM.
1. Ndërmjetësimi është veprimtari jashtëgjyqësore, në të cilën palët kërkojnë zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje me anë të një personi të tretë asnjanës (ndërmjetësit), për të arritur një zgjidhje të pranueshme të mosmarrëveshjes dhe që nuk bie në kundërshtim me ligjin.
2. Ndërmjetësimi për zgjidhjen me pajtim të mosmarrëveshjeve është veprimtari e pavarur, që ushtrohet në përputhje me ligjin dhe nën kujdesin e Ministrisë së Drejtësisë.
3. Ndërmjetësit nuk kanë të drejtë të urdhërojnë apo të detyrojnë palët të pranojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjes.
NE ÇFARË FUSHASH ZBATOHET ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE ME ANE TE NDËRMJETËSIMIT.
1. Ndërmjetësimi, sipas ligjit te ndermjetesimit, zbatohet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të parashikuara nga pikat 2 dhe 3 të nenit 1 te ligjit te ndermjetesimit, në çdo kohë që palët në konflikt, me vullnetin e tyre të lirë, kërkojnë dhe pranojnë ndërmjetësimin si alternativë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, pavarësisht nëse mosmarrëveshja është paraqitur përpara organit të përcaktuar nga ligji për zgjidhjen e saj. Dispozitat e këtij ligji zbatohen edhe në ato raste kur gjykata, apo organi përkatës shtetëror, pas vënies në lëvizje për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, orientojnë palët drejt ndërmjetësimit, sipas pikave 4 dhe 5 të këtij neni.
2. Ndërmjetësimi zbatohet për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve në fushën e së drejtës civile, tregtare, të punës dhe familjare.
3. Ndërmjetësimi në fushën penale zbatohet për mosmarrëveshjet që shqyrtohen nga gjykata me kërkesën e të dëmtuarit akuzues, ose me ankim të të dëmtuarit, sipas neneve 59 dhe 284 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në çdo rast kur ligji i veçantë e lejon atë.
4. Kur vihet në lëvizje për zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje në fushën e së drejtës civile, tregtare, të punës apo familjare, gjykata ose organi përkatës shtetëror, brenda kompetencave të parashikuara në ligj, detyrimisht ftojnë palët për zgjidhjen me ndërmjetësim, veçanërisht, por pa e kufizuar vetëm në to, të mosmarrëveshjeve:
a) në çështjet civile dhe familjare, kur ndërthuren interesat e të miturve;
b) në çështjet e pajtimit në rastet e zgjidhjes së martesës, të parashikuar nga neni 134 i Kodit të Familjes;
c) me karakter pasuror me objekt padie deri në 500 mijë lekë, si dhe për paditë për kërkimin e sendit, për paditë mohuese e për paditë për pushimin e cenimit të posedimit.
5. Në rastin e mosmarrëveshjeve në fushën penale, kur procedimi penal ka nisur, gjykata detyrimisht fton palët për zgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjeve të parashikuara në pikën 3 të këtij neni.
6. Mosmarrëveshjet për të cilat është e detyrueshme zgjidhja në rrugë gjyqësore nuk mund të zgjidhen me ndërmjetësim.
7. Për çështjet, që lidhen me procedura që nuk rregullohen nga ky ligj, në veprimtarinë e ndërmjetësimit, për aq sa është e mundur, zbatohen dispozitat ligjore që rregullojnë procedurat e tjera, duke marrë parasysh natyrën ligjore të çështjes.
8. Dispozitat e këtij ligji zbatohen, për aq sa është e mundur, edhe për procedurën e ndërmjetësimit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në rastet kur vetëm njëra nga palët ka vendbanimin në Republikën e Shqipërisë.
PARIMET E PROCESIT TE NDËRMJETËSIMIT
1. Ndërmjetësimi bazohet në parimin e barazisë së palëve, konfidencialitetit të të dhënave, si dhe në respektimin e fleksibilitetit e të transparencës së procedurave dhe të vullnetit të palëve në proces.
2. Ndërmjetësi, në ushtrimin e funksionit të tij, siguron zgjidhjen e çështjes me efikasitet, drejtësi dhe paanshmëri, si dhe në mënyrë profesionale e pa paragjykime ndaj palëve apo çështjes, objekt ndërmjetësimi.
3. Ndërmjetësimi është vullnetar dhe palët në mosmarrëveshje janë të lira:
a) të zgjedhin ndërmjetësimin, si mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të përcaktuara në këtë ligj;
b) të përcaktojnë kushtet, procedurën, si dhe afatet për aq sa ato janë të lejueshme;
c) të heqin dorë, në çdo kohë, nga zgjidhja e mosmarrëveshjes me ndërmjetësim.
4. Ndërmjetësi nuk ka përgjegjësi nëse ndërmjet palëve për zgjidhjen e konfliktit me ndërmjetësim nuk arrihet marrëveshje, ose nëse marrëveshja është arritur, por nuk zbatohet nga palët.
5. Në rastin kur palët arrijnë një marrëveshje për zgjidhjen e konfliktit ndërmjet tyre, ndërmjetësi nuk ka përgjegjësi për moszbatimin e kësaj marrëveshjeje.
PROCEDURA PËR NDËRMJETËSIM
1. Procedura për ndërmjetësim fillon pas datës së paraqitjes së ftesës për ndërmjetësim nga të paktën njëra nga palët në konflikt palës tjetër, sipas këtij ligji, ose nga data e referimit të çështjes nga gjykata për zgjidhjen e saj me ndërmjetësim.
2. Nëse një palë në mosmarrëveshje i kërkon një pale tjetër ndjekjen e procedurave të ndërmjetësimit, sipas këtij ligji, dhe kjo e fundit nuk i përgjigjet kësaj kërkese brenda 30 ditëve nga data në të cilën është dërguar ftesa ose brenda afatit kohor të përcaktuar në ftesë, pala kërkuese mund ta vlerësojë këtë si mospranim të ftesës për ta zgjidhur mosmarrëveshjen me ndërmjetësim. Ftesa për ndërmjetësim, e paraqitur nga një palë në mosmarrëveshje, nuk pengon automatikisht këtë palë që të iniciojë fillimin e një procesi gjyqësor apo arbitrazhi në lidhje me këtë mosmarrëveshje, për shkak të kalimit të afateve të paraqitjes së padisë.
PROCEDURA PËR NDËRMJETËSIM NE PROCESIN CIVIL
1. Gjykata, në përputhje me nenet 4, 25, 158/a, 158/b dhe 297 të Kodit të Procedurës Civile, fton palët për zgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjes objekt gjykimi, parashikuar në nenin 2 pika 2 të këtij ligji dhe kur palët bien dakord pezullon gjykimin duke u caktuar palëve një afat në përputhj e me natyrën e mosmarrëveshjes.
2. Secila nga palët ka të drejtë të kërkojë në çdo kohë rifillimin e gjykimit.
PROCEDURA PËR NDËRMJETËSIM NE PROCESIN PENAL
1. Gjykata, në përputhje me nenet 333 dhe 338 të Kodit të Procedurës Penale, fton palët për zgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjes objekt gjykimi, parashikuar në nenin 2 pika 3 të këtij ligji, duke iu caktuar palëve një afat në përputhje me natyrën e mosmarrëveshjes.
2. Secila nga palët ka të drejtë të kërkojë në çdo kohë rifillimin e gjykimit.
LIRIA E PALËVE PËR RREGULLAT DHE MËNYRËN E NDËRMJETËSIMIT
- Përpara fillimit të procedurës së ndërmjetësimit, ndërmjetësi është i detyruar që të informojë palët për qëllimet dhe parimet e përgjithshme, rolin e ndërmjetësit dhe të palëve në proces, shpenzimet e procesit të ndërmjetësimit dhe efektet e marrëveshjes së ndërmjetësimit.
- Palët dhe ndërmjetësi nënshkruajnë bashkërisht, me shkrim, marrëveshjen për realizimin e procesit të ndërmjetësimit, ku duhet të përcaktohen:
- a) gjeneralitetet e palëve të kësaj marrëveshjeje dhe të përfaqësuesve të tyre;
- b) përshkrimi i objektit të mosmarrëveshjes;
- c) pranimi i parimeve të ndërmjetësimit, sipas këtij ligji dhe të ndërmjetësit të caktuar; ç) vendi i ndërmjetësimit;
- d) shpenzimet e ndërmjetësimit dhe shpërblimi i ndërmjetësit.
- Në mungesë të një marrëveshjeje për mënyrën e zhvillimit të ndërmjetësimit, ndërmjetësit mund ta zhvillojnë ndërmjetësimin në mënyrën më të përshtatshme për palët, mbështetur në rrethanat e çështjes, në çdo kërkesë që mund të paraqesin palët dhe në çdo nevojë për një zgjidhje të shpejtë të mosmarrëveshjes.
- Në çdo rast, në zbatimin e procedurave të ndërmjetësimit, ndërmjetësi duhet të kujdeset për të siguruar trajtimin e njëjtë të palëve, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat e çështjes.
5. Kur nuk vendoset ndryshe nga palët, ndërmjetësi ka të drejtë që, në çdo fazë të zbatimit të procedurave të ndërmjetësimit, të propozojë një zgjidhje të pranueshme të mosmarrëveshjes.
KOMUNIKIMI ME PALËT
1. Përveçse kur vendoset ndryshe nga palët, ndërmjetësi mund të takojë ose të komunikojë me palët, së bashku ose veçmas me secilën prej tyre.
2. Ndërmjetësi, pasi njihet me rrethanat dhe të dhënat e ofruara nga njëra palë në mosmarrëveshje, mund t’i parashtrojë palës tjetër çështjet thelbësore që rezultojnë nga këto rrethana.
PËRFUNDIMI I PROCEDURËS SE NDËRMJETËSIMIT
Procedura e ndërmjetësimit përfundon:
a) ditën e nënshkrimit të marrëveshjes për zgjidhjen e mosmarrëveshjes;
b) ditën e nënshkrimit të deklaratës me shkrim të ndërmjetësit, pas këshillimit me palët që ndërmjetësohen, sepse përpjekjet për ndërmjetësim të mëtejshëm nuk janë të justifikuara;
c) ditën e nënshkrimit të deklaratës me shkrim të palëve ndërmjetëse, me anë të së cilës i drejtohen ndërmjetësit, ku i njoftojnë se procedura e ndërmjetësimit ka përfunduar;
ç) ditën e nënshkrimit të deklaratës me shkrim të njërës palë, drejtuar palës tjetër, ndërmjetësit, ku njoftohen se procedura e ndërmjetësimit ka përfunduar;
d) me vdekjen e ndonjërës nga palët në proces;
dh) me likuidimin e personit juridik, palë në proces.
AKTMARRËVESHJE
1. Kur palët bien dakord për zgjidhjen e pranueshme të mosmarrëveshjes ndërmjet tyre, së bashku me ndërmjetësit, nënshkruajnë marrëveshjen përkatëse, në kuptim dhe në zbatim të kushteve, rasteve dhe të procedurave të parashikuara në këtë ligj. Kjo marrëveshje është e detyrueshme dhe e ekzekutueshme në të njëjtën shkallë me vendimet e arbitrazhit.
Intervista për Gazetën Fjala.al
- Me zhvillimet e fundit, në mbledhjen e KED-së,ku 3 gjyqtarë kandidatë për plotësimin e valanicave në Gjykatën Kushtetuese dhanë dorëheqjen, ndërsa 6 të tjerë u s’kualifikuan, pasi nuk plotësonin kriteret, a do mundet që KED-ja e 2020 të ngrejë Gjykatën Kushtetuese??
Përgjigje: Gjykata Kushtetuese është një nga institucionet kryesore të drejtësisë në një vend demokratik, Gjykata Kushtetuese ka si funksion primar parimin e sigurisë juridike, mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut përputhshmërinë e ligjeve që miratohen nga Kuvendi, kontrollon edhe marrëveshjet e Qeverisë, veprimtarinë e Presidentit të Republikës, nëse veprimet aktet e ndërmarra prej tyre janë në përputhje me Kushtetutën e Republikës, Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, pra kjo gjykatë është garanti i zbatimit të ligjit dhe lirive të drejtave të njeriut. Shqipëria ka plotë 3 vjet pa Gjykatë Kushtetuese, në fakt në një vend ku duhet të prevaloj shteti i së drejtës Gjykata Kushtetuese është një nga shtyllat kryesore për funksionimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Situatën që po kalon Shqipëria është e paprecedentë? eliminimi i gjykatës kushtetuese është e padëgjuar në analet e drejtësisë botërore përfshi edhe vendet diktatoriale. E ashtuquajtura reforma në drejtësi që në fakt është kthyer në një makth për qytetarët shqiptarë, të cilët janë thellësisht të zhgënjyer. Pasi ka plotë 3 tre vjet që ka nisur, vetingun ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe në mënyrë të pakuptimtë vlerësimi apo vetingu filloj pikërisht nga Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, ku disa u s’kualifikuan dhe disa dhanë dorëheqjen duke lënë këto gjykata pa asnjë anëtar, dhe vendin pa gjykata supreme dhe në këtë mënyrë i hoqën të drejtën qytetarëve dhe institucioneve mundësinë e ankimit dhe gjetjen e drejtësisë. Ky ishte një veprim nuk ishte një rastësi por i mirë menduar nga politika e ditës për ta lënë vendin pa gjykatat supreme, është në favorin e saj, që vendi të jetë pa këto gjykata pasi në këtë mënyrë politika i krijon vetes hapësira për abuzim me pushtetin duke miratuar ligje në kundërshtim me grupet e interesit apo dhe në kundërshtim me parimet bazë të lirive dhe të drejtave të njeriut, dhe në këtë mënyrë mundësia për kundërshtim në GJ. Kushtetuese ishte zero. Mbledhja e fundit e KED natyrshëm do të s’kualifikonte 6 pretendentë për këtë gjykatë, sepse për tu zgjedhur anëtar i Gj. Kushtetuese ligji ka përcaktuar disa kritere të cilat janë taksative ku kandidati duhet të plotësoj: Të ketë arsim të lartë juridik, të paktën 15 vjet përvojë pune si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, profesorë ose lektorë të së drejtës, nëpunës të nivelit të lartë në administratën publike, me një veprimtari të spikatur në fushën e së drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në sfera të tjera të së drejtës. Gjyqtari nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në një parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit. Kritere të tjera, si dhe procedura për emërimin dhe zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese rregullohen me ligj. Pra kandidatët e s kualifikuar nuk kanë plotësuar kriteret e mësipërme dhe natyrshëm janë skualifikuar nga KED. Përsa i përket 3 tre kandidatëve që u tërhoqën nga kandidati për Gj. Kushtetuese, kjo është një çështje që duhet parë edhe nga këndvështrimi politik për faktin se, politika ka treguar në të shkuarën se kërkon të infiltroj njerëzit e saj në drejtësi, ky nuk është një fenomen vetëm shqiptarë por edhe nje nga format është edhe kandidimi si individë të pavarur por që në fakt bëjnë lojën e politikës dhe duke u tërhequr gjoja nga gara nuk bëjnë gjë veçse zgjasin krizën për ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese. Pra e thënë më drejtpërdrejte politika vazhdon lojën e saj për mos ndërtimin e Gj. Kushtetuese, për arsye të cilat i përmendëm më sipër…
- Në këndvështrimin tuaj kjo situatë ka ardhur si pasojë e konflikteve politike apo paqartësive juridike??
Përgjigje: Me ndryshimet e fundit që ju bënë ligjit më të rëndësishëm kushtetutës në vitin 2016, ku u votua reforma në drejtësi, e cila parashikon ndarjen përfundimtare të politikës nga kapja e drejtësisë, nga ku politika nuk mund ta marrë më peng drejtësinë duke emëruar aty njerëzit besnik të saj, krijojë një farë konflikti ndërmjet maxhiorancës opozitës dhe Presidentit të Republikës. Të gjithë jemi prezentë të luftës së ashpër që nisi maxhoranca dhe Presidenti, për emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese që në fakt u shua pas ndërhyrjes së Komisionit të Venecias, ku me anë të një rezolute bëri që maxhioranca të tërhiqej nga veprimet e saj sepse binin ndesh me parimet bazë të ligjit pra Kushtetutës. Kushtetuta e Shqipërisë e ka qartësisht të parashikuar mënyrën dhe zgjedhjen e anëtarëve të Gj Kushtetuese e cila thotë: Në përbërjen e saj Gjykata Kushtetuese ka 9 anëtar, tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Dhe Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese qëndrojnë në detyrë për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi. Nëse sot Shqipëria gjendet pa gjykatë kushtetuese, faji është patjetër i politikës, jemi të gjithë dëshmitarë të konfliktit qeveri, parlament President për përzgjedhjen e gjyqtarëve të kësaj gjykate. Nëse ligji e ka qartësisht të përcaktuar mënyrën e caktimit të gjyqtarëve atëherë përse të tre institucionet nuk kanë dhënë emrat e tyre sipas radhës? Sepse të tre këto institucione duan të kapin diçka nga kjo gjykatë dhe po përdorin lloj lloj makinacionesh ligjore për të vendosur aty sa më shumë njerëz të tyre, që nënkupton duan të kenë kontrollin mbi këtë gjykatë. Nëse politika do të kishte vullnetin dhe s’do kishte kurrfarë interesi personal për këtë gjykatë atëherë të jeni të bindur që vendi nuk do ishte sot pa Gjykatë Kushtetuese.
- Me numrin e gjyqtarëve që ka aktualisht Gjykata Kushtetuese, cilat janë çështjet që kjo gjykatë mund të gjykojë?
Përgjigje: Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka 4 anëtar dhe në këtë mënyrë e ka të pamundur që këta të mblidhen dhe të shqyrtojnë çështje pasi ligji për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Kushtetuta e Shqipërisë e ka përcaktuar se: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese merren me shumicën e votave të të gjithë gjyqtarëve të saj. Seanca gjyqësore është e vlefshme kur marrin pjesë të paktën 6 anëtarë dhe vendimi është i vlefshëm kur për të votojnë “pro” 5 anëtarë. Abstenimi nuk lejohet. Pesha e votës është e barabartë. Kryetari është në pozicionin primus inter pares (i pari mes të barabartëve).Vendimi marrë nënshkruhet nga të gjithë gjyqtarët e pranishëm në shqyrtimin e çështjes. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese arsyetohen me shkrim dhe hyjnë në fuqi ditën e botimit të tyre në Fletoren Zyrtare, përveç rasteve kur ajo vendos ndryshe.
- Në këndvështrimin tuaj çfarë zgjidhjeje mund të ketë për numrin e madh të çështjeve të mbartura?
Përgjigje: Duke qenë se vendi ka plotë 3 tre vjet pa Gjykatë Kushtetuese, si rrjedhojë pranë kësaj gjykate janë akumuluar shumë dosje që nënkupton shumë ankesa por më të bujshmet janë ato të paraqitura si nga Presidenti Republikës nga partitë e opozitës ku kanë kërkuar kësaj gjykate të shprehet për ligjshmërinë e votimeve të 30 qershorit. Natyrisht pranë kësaj gjykate janë ankimuar nga grupimet e interes edhe shumë ligje të miratuara nga Kuvendi Shqipërisë në këto 3 tre vite, që natyrshëm duhet kalojnë filtrin e kësaj gjykate për përputhshmërinë e tyre me Kushtetutën. Gjendja është shqetësuese jo vetëm për faktin që gjykata nuk ka nisur funksionimin por sepse, numri çështjeve të akumuluara kërkon një kohë të caktuar për shqyrtim.
- Kur mendoni se Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale?
Përgjigje: Siç kemi theksuar më sipër, Gjykata Kushtetuese, ka në përbërjen e saj 9 anëtar, aktualisht gjykata ka vetëm 4 anëtar, që në fakt për përzgjedhjen e tyre publiku ka pritur plotë 3 vjet, çka nënkupton se për të përfunduar përzgjedhjen e të gjithë anëtarëve të Gj. Kushtetuese, duhet patjetër të presim paraverën e vitit 2021, gjithmonë nëse politika do të ketë vullnetin e mirë dhe bashkëpunim ndërmjet saj për ti dhënë vendit Gjykatë Kushtetuese.
Duke qenë se, në vitin e ardhshëm janë zgjedhjet Parlamentare dhe natyrshëm palët do kenë kontestime të cilat duhet të gjejnë zgjidhje nga Gjykata Kushtetuese, gjasat janë që deri nga vera e vitit 2021 të mos kemi Gjykatë Kushtetuese
Në emisionin Shqipëria live, Top Channel
Studio Ligjore Cakrani!
Në emisionin Shqipëria live, Top Channel, ju rikthyem ngjarjes ku i ndjeri 53 vjeçar shtetasi Bilbil Zekaj u gjet i vetëvarur në ambientet e paraburgimit në IEVP Fier.
Studio Ligjore Cakrani!
Familjarët e të ndjerit Bilbil Zekaj, nga fshati Kut i Mallakastër, i cili disa ditë më parë u gjet i “vetëvarur” në ambientet e paraburgimit në Institucionin Ekzekutimeve Vendimeve Penale Fier, i besuan studio ligjore cakrani, që ta ndjek këtë çështje, me qëllim zbardhjen e saj dhe rrethanat që kanë çuar të ndjerin B.Z të marri vendimin ekstrem, nëse do ti besojmë versionit zyrtarë të IEVP Fier.
Natyrisht që studio ligjore Cakrani e mori përsipër këtë çështje, që në fakt është komplekse por jo e pamundur për ta zbardhur.
Do ti shkohet deri në fund deri sa ngjarja të zbardhet, dhe çdo kush të mbajë përgjegjësi, pasi në burgjet shqiptare rastet e vetëvrasjeve apo të dhunës janë të përsëritura…..
Duke mos u mjaftuar me “vetëvrasjen” e të ndjerit Bilbilit, tre ditë më pas ndërroj jetë edhe babai tij i cili nuk e përballoj ditë vdekjen e djalit….
Pra familja Zekaj, përjetoj ndoshta një tragjedi! Arsye kjo që do ti shkojm deri në fund kësaj çështje…
Indiferenca totale nga ana e institucioneve lë mendosh se, jeta e njeriut në këtë vend nuk ka asnjë vlerë….