Studio Ligjore “Cakrani”, ne çdo rast ruan sekretin profesional dhe nuk bën publike informacione,për te cilat është vene ne dijeni gjate kryerjes se shërbimeve te mësipërme. Qe nga themelimi i saj, Studio Ligjore “Cakrani“, ka ruajtur një nivel te larte profesional, duke patur mesatarisht një koeficient suksesi mjaft te kënaqshmen te përfaqësuara ne rruge gjyqësore apo administrative. Nje nga parimet baze te veprimtarisë te Studios është ruajtja e marrëdhënieve te besimit reciprok me klientin, duke ushtruar me përgjegjësi dhe rigorozitet detyrat e lindura per shkak te aktivitetit, si dhe ruajtja e konfidencialitetit dhe te sekretit profesional. Ne Studion Ligjore “Cakrani” klientët gjejnë pritjen e kërkuar, informacionin e duhur ligjor dhe rrugët për zgjidhjen e tij. Pas marrjes te informacionit te nevojshëm, kur e drejta e pretenduar nga klienti nuk është ligjore, Studio Ligjore “Cakrani” nuk merr përsipër mbrojtjen dhe përfaqësimin e saj ne konfliktet civile, dhe familjare etj, me përjashtim te mbrojtjes ne procesin penal, ne te cilin mbrojtja është e domosdoshme dhe është e suksesshme brenda hapësirave ligjore.
Studio Ligjore “Cakrani” ofron për të gjithë ata qytetarë që çështjet e tyre civile kërkojnë ti zgjidhin me anë të ndërmjetësimit. Ky shërbim ju ofrohet qytetarëve të cilët duan të ruajnë privatsinë e problemeve të tyre. Çdo lloj konflikti civil që ka të bëjë me të drejtat dhe detyrimet mes qytetarëve dhe institucioneve shtetërore apo private.
Hartim të dokumentacionit të nevojshëm. Përfaqësim ligjor në konfliktet me organet administrative shteterore. Ankim të akteve administrative individuale. Asistencë dhe përpilim të dokumentacionit për pjesëmarrje në tendera, propozimin dhe përgatitjen e koncensioneve, marrjen e lejeve, etj.