SHËRBIM NE KOHE

Ne shërbejmë ne kohe dhe ne mënyre korrekte

TE PRANISHEM ATY KU JU JENI

Vijmë aty ku ju jeni për tu gjendur pran qe tu mbrojmë kur ju keni probleme me ligjin

TAKIMI ONLINE

Ne shërbimin ton te faqes web ne ju japim mundësin te na kontaktoni online dhe te lini një takim

PRIVATËSIA

Politikat e privatësisë vizitorët në faqen tonë të internetit

Studio ligjore Cakrani disponon faqen zyrtare te  Studiologjorecaktani.com. Më anë të faqes zyrtare, Studio ligjore Cakrani transmeton dhe mbledh informacione. Qëllimi i transmetimit dhe mbledhjes së informacionit nëpërmjet internetit është që të jetë sa më pranë klientëve te saj. Nëpërmjet faqes zyrtare, Studio ligjore Cakrani u vjen ne ndihmë qytetare për te njohur te gjitha shërbimet qe ajo kryen.

Vizitoret e faqes

Për vizitoret e studioligjorecakrani.com Sistemi mbledh informacione standarde të cilat kanë të bëjnë me klikimet e artikujve apo rubrikave në këtë faqe. Ky informacion mblidhet për qëllime statistikore dhe studimi (për të treguar qasjen e vizitorëve, për të parë se cilat janë rubrikat më të ndjeshme dhe për rrjedhojë interesin e subjekteve të të dhënave personale, gjithnjë pa i bërë ata të identifikueshëm). Ne e mbledhim këtë informacion në atë mënyrë që të mos identifikojmë asnjë vizitor. Ne nuk bëjmë asnjë përpjekje për të gjetur identitetin e vizitorëve që kanë vizituar faqen tonë të internetit

Motori i kërkimit

Motori i kërkimit në faqen tonë të internetit është projektuar të jetë i fuqishëm dhe i lehtë për t’u përdorur po aq sa kërkimi në Google. Kërkimi është bërë i mundur nga një pjesë hardware (një ‘aplikacion’ kërkim) që furnizohet nga Google i cili është i mbyllur në serverin tonë dhe indekson vazhdimisht përmbajtjen në faqen tonë. Të gjitha kërkesat e kërkimit trajtohen nga aplikacioni dhe informacioni nuk i kalohet ndonjë pale të tretë, duke përfshirë Google

PALËT E TRETA!

Perdorimi i portalit!

Duke përdorur portalin dhe/ose duke dhënë miratimin për regjistrimin, subjektet e të dhënave japin pëlqimin për procesimin e mëtejshëm të tyre si dhe garantojnë që të dhënat personale të plotësuara janë të sakta, të vërteta dhe të përditësuara. Për më tepër, subjekti i të dhënave personale është përgjegjës për përditësimin e të dhënave të riregjistruara për të siguruar që informacioni është përditësuar vazhdimisht dhe në mënyrë të plotë.
Subjektet e të dhënave personale kanë të drejtë të kërkojnë akses në të dhënat e tyre si dhe të kërkojnë që këto të dhëna të korrigjohen apo të përditësohen në përputhje me kërkesat e nenit 13 dhe 18 të Ligjit 9887 datë 10.3.2008 « Për mbrojtjen e të dhënave personale ».

Siguria e te dhenave.

Studio Ligjore Cakrani garanton se ka marrë të gjitha masat fizike, teknike dhe operacionale për ruajtjen e konfidencialitetit si dhe mbrojtjen nga humbja, shkatërrimi, dëmtimi apo edhe shpërndarja e paautorizuar, në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr.9887, datë 10.3.2008, « Për mbrojtjen e të dhënave personale » (i ndryshuar).

Njoftimi per mbledhjen e te dhenave

Nëse do të duam të mbledhim informacione personalisht të identifikueshme nëpërmjet faqes sonë të internetit, ne do t`jua bëjmë të qartë rastin kur të mbledhim informacion personal dhe do të shpjegojmë se çfarë kemi ndërmend të bëjmë me të.
Duke u njohur me përmbajtjen e kësaj rubrike, subjektet e të dhënave kanë pranuar kushtet dhe termat në lidhje me politikat e privatësisë.